ShowBiz
Këngëtarja e famshme bëhet nënë për herë të parë
Demokracia
12:00 | 03 Maj 2021

Share:

Këngëtarja e njohur Ellie Goulding është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Caspar Jopling, përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Ai ka njoftuar se Ellie dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe.

“Mami dhe bebi janë të dy të shëndetshëm dhe të lumtur! Jemi shumë mirënjohës. Unë nuk flas për vëmendjen publike që vjen me punën e Ellie-t, por gjatë këtij momenti magjik dhe personal ne do e vlerësonim shumë nëse do të na lejonit të shijojmë privatësinë tonë… Faleminderit”, ka shkruar bashkëshorti i këngëtares.

Ndërsa gjinia e foshnjës nuk është zbuluar ende. /Demokracia.com/

Të ngjashme