ShowBiz
Këngëtari i adhuruar nga femrat, tregon historinë e dashurisë së tij homoseksuale
Demokracia
18:10 | 03 Qershor 2021

Share:

Këngëtari Ricky Martin ka qenë gjithnjë dhe është një nga meshkujt më të bukur të ekranit. Ai që në daljet e para ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për këngët ritmike po edhe për pamjen e një burri perfekt!

Fillimisht asnjë nuk i dinte drejtimet e tij seksuale por vite më vonë ai pranoi se është homoseksual dhe gjithashtu filloi të tregonte dhe jetën e tij bashkë me 2 fëmijët binjakë.

Sot në një intervistë për revistën “people” ai thotë:

“Nuk fshehë më asgjë sot. Ne nuk jemi në pritje të ëmbël. Aktualisht, po përpiqemi t’ja dalim mbanë me binjakët dhe të rrisim dy binjakët e tjerë, sepse Lucia dhe Renn kanë vetëm 9 muaj diferencë. Ata janë të lodhshëm, por ne jemi të fortë dhe të shëndetshëm”, është shprehur Martin.

Këngëtari ka treguar se me partnerin e tij është njohur në vitin 2016-të përmes Instagram-it dhe se të dy kanë jetuar për disa muaj një dashuri platonike derisa më në fund u takuan në Londër.

E pashë dhe thashë, ‘Oh Zot unë do martohem me të’”, ka treguar Ricky për takimin e parë. “Ai është burri më romantik që kam njohur. Ai ankohet se unë nuk i këndoj kurrë. Po ai është një kërcimtar shumë i mirë. Unë i thërras Shakira!”, është shprehur Ricky Martin për partnerin e tij.

Më pas ai ka treguar se vendimi për t’u martuar ishte i minutës së fundit, sepse rastisi që familjet e tyre ishin në të njëjtën kohë bashkë në qytet.

Asokohe Martin ishte një baba beqar, i dy binjakëve, Valentino dhe Matteo, që erdhën në jetë nga një nënë surrogate. Tani ai është dhe babi i dy binjakëve të tjerë që vazhdon të kujdeset bashkë me partnerin.

Të ngjashme