ShowBiz
Këngëtari Aleksandër Gjoka dërgohet me urgjencë në spital
Demokracia
23:35 | 08 Korrik 2021

Share:

I ftuar në Berat,në natën e dytë të Festës së Miqësisë,këngëtari Aleksandër Gjoka është ndjerë keq në skenë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ai ishte duke kënduar kur pati probleme me tensionin dhe nuk ndihej mirë.

Menjëherë në Pedonalen, ku edhe ishte improvizuar skena e kësaj feste, ka mbërritur ambulanca dhe këngëtari Gjoka është dërguar në spital.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, këngëtari Aleksandër Gjoka ka pasur tension të lartë dhe pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar. 

Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit,së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.

Të ngjashme
ShowBiz • 18 Prill 2024