ShowBiz
Këngëtaret shqiptare që nuk patën fat në dashuri
Demokracia
12:02 | 24 Mars 2023

Share:

Të bukura, të lakmuara, por që nuk u ka ecur shumë në dashuri, madje janë zhgënjyer nga meshkujt.

Dafina Rexhepi

U tha që ajo kishte krijuar një lidhje dhe se partneri i saj nuk e lejonte të ishte aktive në muzikë. Vite më pas ata u ndanë dhe Rexhepi iu rikthye sërish këngës. Më asnjëherë nuk është parë me asnjë mashkull.

Mimoza Shkodra

Mimoza Shkodra, këngëtarja e shumë hiteve u lidh e u fejua me Seldin, këngëtarin e njohur e shumë të përfolur nga Shqipëria. Lidhja e tyre shkaktoj bujë mediatike, por “përralla” zgjati pak.

Era Istrefi
Gëzon popullaritet, madje edhe ndërkombëtar. Por, kur vjen fjala tek dashuria duket si e pa fat. Prej kohësh këngëtarja nuk shihet nën shoqërinë e ndonjë mashkulli.

Altuna Sejdiu-Tuna
Njejtë ka ndodhur edhe me këngëtaren Altuna Sejdiu-Tuna, që ka pasur disa lidhje të dështuara dhe tani është vetëm, shkruan “Kosovarja”. Siç shprehet, lë të kuptohet se është mjaftë e zhgënjyer nga meshkujt.

/kosovarja

Të ngjashme