ShowBiz
Këngëtares Fjolla Morina i caktohet paraburgimi në përiudhë prej 40 ditësh
Demokracia
16:00 | 21 Korrik 2021

Share:

Këngëtarja Fjolla Morina e cila për një kohë të gjatë ishte në arrati, u arrestua para dy ditësh nga Policia e Kosovës, ndërsa tani Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një periudhë paraburgimi prej 40 ditësh.

Lajmin për paraburgimin e saj e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Prishtinës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, shkruan Demokracia.com

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës F.M. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtës i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 (dyzetë) ditësh, pasi që gjyqtari i procedurës paraprake paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara në nenin 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pikat 1.2.1 të KPPK-ës, sepse  po të gjendej e kërkuara në liri të do të arratisej dhe do te pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit, po ashtu  po të gjendej e pandehura në liri, e njëjta mund të largohet nga vendbanimi i saj dhe do të jetë e pa arritshme nga organet e ndjekjes, për shkak se nga Interpoli është lëshuar Urdhër arrest Ndërkombëtar për arrestimin e personit F.M., me kërkesë për ekstradimin e saj autoriteteve të Shqipërisë”.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Fjolla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që nga viti i kaluar kur pas arrestimit të saj në pikën kufitare Kosovë-Serbi, asaj iu gjetën dy revole në çantë, përderisa po udhëtonte e shoqëruar nga dy meshkuj, njëri prej të cilëve ishte Fisnik Muji, me të cilin u martua në Maldive, gjatë periudhës kur u arratis./Demokracia.com/

Të ngjashme