ShowBiz
Kënga e re e SZA sugjeron një udhëtim halucionogjenësh
Demokracia
17:45 | 06 Mars 2021

Share:

Kënga nostalgjike e SZA, “Good Days”, u lansua për Krishtlindje 2020, ndërsa tani ajo i ka shtuar edhe një videoklip paksa sureal që ngjan një ëndërre apo një udhëtimi psikodelikësh.

Pamjet e klipit sugjerojnë një udhëtim me këpurdha, i cili e dërgon këngëtaren në një pyll psikodelik e pastaj në një bibliotekë të stërmadhe, ku ajo vallëzon rreth një shtylle, transmeton Demokracia.com

Brenda këngës është një sekuencë e shkurtër e një tjetër kënge të papublikuar, e cila dëgjohet përderisa ne e shohim SZA përsëri duke vallëzuar rreth shtyllës, mirëpo tani e gjendur në një stacion benzine.

Pasardhësi i albumit të SZA Ctrl të viti 2017 ka kohë që është në produksion dhe mendohet të ketë bashkëpunime me Post Malone Jack Antonoff dhe Brockhampton./Demokracia.com

Të ngjashme