ShowBiz
Kënga e re e Capital T “Hera e fundit” publikohet të shtunën
Demokracia
22:02 | 25 Nëntor 2022

Share:

Reperi i njohur shqiptar, Capital T ka finalizuar projektin më të ri muzikor.

Prej ditësh reperi ka zbuluar se kënga mbana titullin “Hera e fundit” dhe do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.

Ndërsa, sot (e premte) autori i hitit “Akul” ka njoftuar se projekti më i ri nga ai do të lansohet të shtunën (26 nëntor).

“Hera e fundit, nesër nga ora 16:00, në të gjitha platformat”, ka shkruar Capita T në një imazh të ri të shkëputur nga xhirimet e klipit.

Kujtojmë që ky projekt vjen pas hitit veror që reperi solli në bashkëpunim me Anxhela Peristerin dhe Mandin “Habibi”.

Kënga e treshes u prit mirë dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 38 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Të ngjashme