Kendall Jenner në një intervistë të quajtur Open Minded për Vogue ka folur për problemet e saj me çrregullimin e ankthit.
“Para dy ose tre vitesh unë fillova të përjetoj sulme të rënda të panikut”, ka thënë Kendall, transmeton Demokracia.com
“Isha shumë keq”, ka vazhduar ajo, “mendoj që sa më shumë njerëz të flasin për çrregullimet e ankthit në publik, është shumë mirë për t’u vetëdijësuar më shumë për këtë problem”.
Sipas CDC, raportimet për çrregullimin e ankthit janë shtuar për 3 herë gjatë pandemisë Covid, duke rritur tendencat e deri më tashme që po përjetojnë njerëzit në mbarë botën./Demokracia.com/