ShowBiz
Kendall Jenner bëhet objekt talljeje pasi nuk ishte në gjendje të priste një trangull
Demokracia
18:43 | 13 Maj 2022

Share:

Klani Kardashian/Jenner duket se i ka të gjitha, por mund të ketë një gjë që iu mungon: aftësitë bazë të gatimit. Kendall Jenner është anëtarja më e re e familjes së famshme që është bërë objekt talljeje së fundmi në internet, pasi në një nga episodet e fundit të “The Kardashians”, ajo nuk dinte të prente një trangull.

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që seriali tregon aftësitë e dobëta të familjes në kuzhinë, shkruan Hola.

Në video, Kendall shihet e veshur me një këmishë ngjyrë oker, ndërsa përpiqet të presë një kastravecë.

Foto: Hulu

Njashtu dhe nëna e saj, Kris Jenner me të parë atë u duk e shqetësuar, duke pranuar se ajo gjithashtu këputi gishtin një herë duke u përpjekur të priste ushqimin e saj.

“Ke kujdes sepse e lava veten me gjak një ditë tjetër”, këshillon mamaja. “E di, jam disi e frikësuar”, thotë Kendall, ndërsa Kris sugjeron që shefi i tyre privat të bëjë punën.

26-vjeçarja e çoi në një tjetër nivel mos-dijen e saj, duke bërë pyetjen qesharake: “A nuk kanë fara kastravecat?”, përcjell Telegrafi.

“Unë definitivisht nuk jam një prerëse e mirë, kështu që mos më gjykoni. Nuk jam aspak profesioniste”, shtoi ajo.

Kjo video u bë shpejt virale, me fansat që qeshnin se sa “tragjike” dhe gazmore ishte. “Kendall Jenner përpjekja për të prerë një kastravec është gjëja më tragjike që kam parë ndonjëherë”, shkroi një fans në Twitter.

Motrat Kardashian janë të mahnitshme me marketingun, ndaj mund të kenë arritur pikërisht atë që dëshironin: një moment viral. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ato bëhen virale me gjëra qesharake rreth tyre.

Të ngjashme