Llapi ka shënuar fitore me rezultat 0-2 ndaj Malishevës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje kishte akorduar pesë minuta shtesë në këtë ndeshje, por trajnerit të Llapit, Tahir Batatina nuk po i pritej të përfundonte ndeshja.
Batatina bëri një kërkesë qesharkae për gjyqtarin e katërt, duke që ndeshja të përfundonte në minutën e katërt shtesë. Sipas teknikut llapjan, ata nuk duhet të vonoheshin për kohën e iftarit.
“Hej o referi i katërt, hajde mo se kena me shku për iftar” ka qenë kërkesa e Batatinës për ta përfunduar lojën më shpejtë derisa ishte duke u zhvilluar minuta e 96-të.