Lajme
Këmbësori u godit për vdekje dhe u bart rreth 15 metra nga vetura, prokuroria kërkon paraburgim për shoferin
Demokracia
14:56 | 21 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit E.U.,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Sipas njoftimit prokurori i rastit ndaj të pandehurit E.U., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, përcjell Demokracia.com.

“Prokuroria njofton se, më 19 shkurt 2022, për gjatë rrugës Kijevë,  Komuna e  Malishevës, drejtimi autostradë Prishtinë, duke vepruar nga pakujdesia dhe në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, rrezikon jetën e njerëzve dhe shkakton aksident trafiku me pasoja fatale, vdekjen e viktimës I. K”, thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë i pandehuri i godet viktimën me veturë dhe nga goditja e marrë viktima bartet përpara me automjet në një distancë prej 15.70 metra dhe përplaset në tokë pa shenja jete.

“Përderisa  i pandehuri ishte e duke drejtuar automjetin e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësinë rrethanave dhe kushteve të rrugës, me pjesën e parme ballore të anës së djathtë e godet viktimën i cili ishte duke lëvizur në këmbë skaj rrugës, me ç’ rast viktima nga goditja e marrë bartet përpara me automjet në një distancë prej 15.70 metra dhe përplaset në tokë pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Më tej në njoftim thuhet se i pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 19 shkurt 2022./Demokracia.com/

Të ngjashme