Një person ka humbur jetën pasi është goditur me veturë në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë, mbrëmjen e së shtunës.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës, teksa ka njoftuar edhe për arrestimin e drejtuesit të automjetit.
“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila dyshohet se është aksidentuar një këmbësor”, njofton Krasniqi.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se këmbësori është pa shenja jete. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla”. /Demokracia.com/