Lajme
Këmbësoret që u goditën në Obiliq janë nënë e bijë, mjeku kujdestar flet për gjendjen e tyre
Demokracia
20:26 | 09 Dhjetor 2022
Arkiv

Share:

Nënë e bijë ishin dy këmbësoret që u goditen me veturë në Obiliq.

Gjendja e tyre aktualisht është shumë e rëndë, kështu ka konfirmuar për Gazetën Express, mjeku kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajgora.

“Gjendja është shumë e rëndë. Janë nënë dhe vajzë”, tha ai.

Ndërsa, lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia tha se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy këmbësorët të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe  një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona (këmbësorë) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Të ngjashme