Lajme
“Këlyshë të klanit Pronto” | Këshilltari i Gërvallës e pranon se ishte në një klub në Tajlandë, sulmon median me nivel rrugaçi
Demokracia
13:52 | 29 Mars 2023

Share:

Demokracia.com ka publikuar sot një fotografi të Sharr Jakupit, shef i kabinetit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në një klub striptizi.

Jakupi me një gjuhë të ulët  ka sulmuar rëndë mediat, shkruan Demokracia.com.

Në një postim në Facebook, ai ato i ka quajtur “këlyshë të klanit Pronto”, që sipas tij po përhapin lajme të rreme.

Ai thotë se fotografia në fjalë është realizuar në një klub nate gjatë pushimeve private në Tajlandë dhe jo në një klub striptizi.

Postimi i plotë i tij:

Këlyshët e klanit Pronto po përhapin sërish lajme të rreme.

Përmes këtij postimi dua të demantoj artikullin që po qarkullon në disa media online lidhur me një fotografi ku shihem unë në një club nate gjatë pushimeve private që kam kaluar në Tajlandë.

Dua të theksoj që aludimet e mediave duke filluar nga lloji i club-it e deri tek pjesa që ka mundur të jetë vizitë zyrtare, janë të pavërteta dhe me tendencë të prishin reputacionin tim si individ, profesionist dhe zyrtar shtetëror.

 

FOTO | Shefi i kabinetit të Donika Gërvallës u fotografua në një “striptiz club” jashtë Kosovës

Të ngjashme