Lajme
Kelmendi: Thaçi dhe të tjerët po e bajnë barrën e goditjes ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës
Demokracia
11:20 | 05 Nëntor 2022

Share:

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar në dy-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se jo rastësisht sot në Hagë po gjykohet Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli.

Sipas tij, në këtë mënyrë po gjykohet fytyra e luftës për liri (zëdhënësi), organizimi politik (drejtori politik), organizimi në terren (inspektori i përgjithshëm) dhe organizimi i inteligjencës (shërbimi informativ).

Ai ka thënë se sot nuk po gjykohen krimet e Serbisë, por përpjekja e lirisë.

“Të mos harrojmë! Serbia i ka nisur katër luftra. Rreth 140 mijë njerëz kanë humbur jetën. Rreth 4 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë. Sot asnjë nga udhëheqësit serbë të këtyre luftrave nuk është në gjykim. Sot, bëhen dy vjet kur 4 persona që vendosën t’i thonë jo krimeve të Serbisë u dërguan në Hagë. Sot Ushtria për Ç L I R I M I N e Kosovës ndodhet para gjykatës. Jo rastësisht janë zgjedhur katër personat e katër funksioneve të luftës të goditen. Fytyra e luftës për liri (zëdhënësi), organizimi politik (drejtori politik), organizimi në terren (inspektori i përgjithshëm) dhe organizimi i intelegjencës (shërbimi informativ). Sot nuk po gjykohen krimet e Serbisë – po gjykohet përpjekja e lirisë. Jakupi, Hashimi, Rexha dhe Kadriu po e bajnë barrën e goditjes ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Këtë nuk bën assesi ta harrojmë!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme