Lajme
Kelmendi: Sveçla që është rritur me protesta, bën propagandë kundër një proteste, gjuha e tij e rrezikshme
Demokracia
15:46 | 15 Korrik 2023

Share:

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas deklaratave skandaloze të Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se kushdo që del sot në protesta, është pjesë e luftës hibride të Serbisë në Kosovë.

Kelemndi e ka përmendur faktin se ishte vet Sveçla i cili kishte protestuar e ishte rritur, pikërisht me protesta.

Ai, gjuhën kundër Buzhalës e Kajtazit e ka quajtur të rrezikshme.

Postimi i plotë

“Ministri i Brendshëm, ai i cili sipas Kushtetutës së Republikës e ka për obligim ta ruajë secilin qytetar, i etiketon si bashkëpunëtorë të Serbisë dy ndër gazetarët më të njohur në Kosovë.

Ministri i Brendshëm, i cili është rritur me protesta, bën propagandë kundër një proteste. Dhe atë protestës së thirrur nga çlirimtarët e vendit!

Ta mendojmë se në cilat vende të botës do të mund të shihnim një gjuhë të këtillë ndaj gazetarëve që guxojnë dhe qytetarëve që protestojnë.

E tmerrshme në çfarë theqafje po rrëshqasim si shoqëri!

Çka nëse nesër dikush i sulmon fizikisht Vehbiun dhe Beratin për shkak se ministri – jo secili ministër, por ministri i brendshëm – në vend se t’ua garantojë të drejtat kushtetuese të lirisë së fjalës dhe protestës, i ka shpallur armiq?!

E rrezikshme, e papranueshme!”

Të ngjashme