Ish-drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka thënë se në 24 orët e fundit nëpër rrjetet sociale është shkruar vetëm për mediat, nga ‘eksponentë të wannabe partisë-shtet’.
“48 biznese “nuk janë në rregull”, tha, por vetem medias ia publikuan fletërrufenë në rrjete sociale, vetëm medias ia shpërndanë deputetët, ministrat e telallët partiakë, vetëm medias iu turrën për ta bërë me dreqin e të birin, vetëm për gazetarët shpifën e helmatizuan…”, ka shkruar Kelmendi.
Kelmendi potencoi se rrjetet sociale janë mbushur me profile të rreme, sipas tij, për të mos e lejuar qytetarin që ta shpreh mendimin e vetë.
“Vetëm për median paskan shkruar plot eksponentë të wannabe partisë-shtet në këto 24 orët e fundit”.