Lajme
Kelmendi godet qeverinë për rritjen e çmimeve: Mos e manipuloni qytetarin e shkretë që po lufton për mbijetesë
Demokracia
13:17 | 30 Qershor 2022

Share:

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar rritja e çmimeve.

 

Debatit për rritje të çmimeve i është bashkuar edhe gazetari Adriatik Kelmendi, duke thënë se Qeveria Kurti po i mashtron qytetarët.

Kelmendi ka thënë se te hyrat në buxhet janë rritur pasi janë ngritur çmimet dhe sipas tij për këtë është paguar TVSH më shumë.

“Nëse çmimi rritet dyfish, dyfish janë të hyrat në buxhet edhe nga tvsh-ja. Pra, nëse 10 cent më herët janë paguar në buxhet nga tvsh-ja nga një produkt, kur çmimi i tij dyfishohet edhe tvsh-ja bëhet 20 cent.  Mos e manipuloni qytetarin e shkretë që po lufton për mbijetesë. Nëse nuk mund ta ndihmoni, mos e fyeni!”, ka thënë ai.

Gazetari Kelmendi tutje ka thënë se qytetarët po ofendohen, derisa buka, nafta e rryma janë shtrenjtuar.

“Ofendimi më i madh i qytetarit të varfër të cilit i janë shtrenjtuar çmimet dyfish që nga buka e pritshme e deri te rryma dhe nafta është t’i thuhet janë rritur të hyrat në buxhet. Është pandjeshmëri ndaj qytetarit, për të mos thënë pafytyrësi dhe poshtërsi”. /Dekomracia.com/.

Të ngjashme