Sport
Challandes të japë dorëheqje ose të shkarkohet, deklarata e tij ishte skandaloze
Demokracia
11:47 | 02 Prill 2021

Share:

Kosova i nisi shumë keq eliminatoret për Kampionatin Botëror “Katar 2022”. Fillimisht u mposht nga Suedia në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:3, ndërsa në takimin e dytë u mund nga Spanja me rezultat 3:1, shkuan Demokracia.com.

Në shikim të parë humbjet janë edhe të pranueshme pasi përballeshim me kundërshtar shumë të fortë, por një deklaratë e dhënë pas ndeshjes e trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes, duket e papranueshme.

Ai, kishte thënë se duhet të jesh nga një planet tjetër nëse mendon se mund ta mposhtesh Spanjën. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar gazetari i njohur Adratik Kelmendi, i cili ka kërkuar menjëherë shkarkimin ose dorëheqjen e tij.

Tash e kuptova që ky trajneri i Kosovës paska thënë diçka në stilin duhesh të jesh i çmendur të mendosh që Kosova ta mund Spanjën.

Pas kësaj deklarate menjëherë dorëheqje ose shkarkim.

Paramendojeni dikush t’i thoshte Dua Lipës e Rita Orës jeni të Kosovës e po doni të kryesoni top listën e Britanisë. Ato jo vetëm të Britanisë, por të botës mbarë.

Trejneri duhet të jetë motivuesi dhe besimtari më i madh i lojtarëve! Ky krejt contra!

Ec!”, ka shkruar Kelmendi në “Facebook”. /Demokracia.com

Të ngjashme