ShowBiz
Kelly Clarkson urdhërohet të paguajë ish-burrin e saj afër 200 mijë dollarë çdo muaj
Demokracia
12:00 | 28 Korrik 2021

Share:

Kelly Clarkson është urdhëruar të paguajë ish-burrin e saj Brandon Blackstock afër 200 mijë dollarë për muaj, si suport bashkëshortor dhe për fëmijë.

Një gjykatës në LA dha urdhërin ditën e martë që Clarkson t’i jepte Blackstock 150,000 dollarë në muaj si ndihmë bashkëshortore, si dhe 45,601 dollarë në muaj në mbështetje të fëmijëve.

Marrëveshja do të thotë që Blackstock, 43 vjeç, do të marrë 195,601 dollarë në total nga Clarkson çdo muaj, ose afërsisht 2.4 milionë dollarë në vit.

Urdhri gjithashtu kërkon që këngëtarja të paguajë 1.25 milion dollarë kundrejt taksave të avokatit të burrit të saj dhe shpenzimet për divorcin e tyre të vazhdueshëm.

Një burim i revistave të huaja tha se më parë Blackstock kishte synuar më shumë se dyfishin e shumës në mbështetje, duke kërkuar që Clarkson t’i paguante atij 436,000 dollarë në muaj (301,000 dollarë në ndihmë bashkëshortore dhe 135,000 dollarë në mbështetje të fëmijëve).

Clarkson bëri kërkesë për divorc në qershor të vitit 2020 pas shtatë vjet martese. /Demokracia.com/

Të ngjashme