Lajme
KEK-un s’e zë gjumi, përsërit të njëjtin reagim edhe në mbrëmje
Demokracia
22:23 | 05 Prill 2022

Share:

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), pas skandalit të punësimeve dhe presionit mediatik ka reaguar përsëri rreth punësimeve.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka përsëritur të njëjtin reagim edhe në mbrëmje në lidhje me punësimet që janë bërë në konkursin e fundit, shkruan Demokracia.com.

LEXO EDHE: Punësimet masive të militantëve të LVV-së, reagon KEK-u

Ky reagim i KEK-ut, erdhi pas presionit mediatik që është bërë në lidhje me skandalin e punësimeve.

Demokracia.com ka raportuar se rreth 40 persona nga ata që u punësuan së fundmi në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë lidhje familjare me të tjerët që mbajnë pozita në këtë ndërmarrje, shumica e të cilëve janë të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

LEXO EDHE: 

“Shpërthen” nepotizmi në KEK| Përkrahësit e LVV-së i punësojnë masivisht familjarët e tyre në pozitat e lira

Reagimi i plotë i KEK-ut, pa ndërhyrje:

KEK: Sqarim rreth konkursit

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se pas përfundimit të procedurave të rekrutimit sipas shpalljes publike për plotësimin e 150 pozitave të lira, ku kishin aplikuar 4668 kandidat, janë publikuar rezultatet përzgjedhjes për 128 pozita. Ndërsa për 17 pozita ende të pa plotësuara vazhdon procedura e rekrutimit si dhe për 5 pozita për të cilat nuk kemi pasur kandidat të suksesshëm, do të rishpallen në një të ardhme të afërt.

Pavarësisht faktit se KEK ka bërë përpjekje për të respektuar kriteret e shpalljes publike si dhe dispozitat ligjore të Ligjit të Punës në fuqi dhe detyrimeve ligjore të dala nga aktet nënligjore për çështjen e rekrutimit të punëmarrësve, KEK është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit. Në këtë drejtim, KEK ju siguron se të gjithë ankesat do të shqyrtohen me kujdesin më të madh, duke rishikuar procesin, do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit, kudo që do të ketë pasur shkelje në proces.

Lidhur me këtë, KEK inkurajon çdo aplikues që konsideron se i janë shkelur të drejtat e garantuara me dispozita ligjore, të parashtroj ankesë brenda afatit ligjor në komisionin e ankesave.

Me respekt,

Departamenti për Marrëdhënie

me Publikun dhe Komunitete

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS. /Demokracia.com/

Të ngjashme