Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) bën të ditur se njësia A5 është rikthyer në operim pas fazës testuese.
Në njoftimin e lëshuar nga KEK-u thuhet se pas përfundimit të remontit kapital dhe eliminimit të të gjitha vërejtjeve të evidentuara gjatë fazës testuese, kjo njësi është rikthyer në operim sot pas mesnate.
Sot në operim ka tri njësi të TC-A dhe një njësi të TC-B-së.
Njoftimi i plotë:
Pas fazes testuese njësia A-5 është rikthyer në operim
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ju njofton se njësia A5 pas përfundimit të remontit kapital dhe eliminimit të të gjitha vërejtjeve të evidentuara gjatë fazës testuese, kjo njësi është rikthyer në operim sot pas mesnate me datë, 21.05.2023.
Sot në operim ka tri njësi të TC-A dhe një njësi të TC-B-së.