Lajme
KEK tregon se Njësia A3 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në funksion pas sanimit
Demokracia
15:30 | 30 Maj 2025

Share:

KEK përmes një njoftimi për media ka njoftuar se Njësia A3 e Termocentralit Kosova A, është rikthyer në funksion sot në mëngjes, pasi për një periudhë kishte qenë joaktive.

“Njesia A-3 e Termocentralit Kosova A, e cila ishte çkyçur nga puna në orët e vona të datës 25.05.2025 për shkak të reagimit të mbrojtjeve elektrike të transformatorit T-3A, është rikthyer në punë me sukses sot në mëngjes. Rreth orës 09:00, njësia është sinkronizuar me rrjetin dhe gjendja e saj aktuale është stabile”, thuhet në njoftim.

“Falë angazhimit profesional të stafit të TC-A-së, respektivisht Departamentit të Elektrikës dhe MRRK-së, janë kryer me sukses pastrimi i izolatorëve dhe testime të tjera teknike të nevojshme, të cilat kanë mundësuar rikthimin e njësisë A-3 në funksion.

Aktualisht, KEK ka në operim dy njësi të Termocentralit Kosova A (A-3 dhe A-5) dhe njësinë B-1 të Termocentralit Kosova B, me një kapacitet ditor prej rreth 10,500 MË/h”, ka njoftuar KEK-u.

Të ngjashme