Sport
Keidi Bare largohet nga Espanjolli por mbetet në Spanjë, afër transferimit tek ekipi i njohur
Demokracia
08:18 | 21 Korrik 2024

Share:

Keidi Bare është lojtarë i lirë prej disa javësh. Kontrata e tij me Espanyol përfundoi, dhe palët vendosën që të mos zgjasnin bashkëpunimin.

Megjithatë, mesfushori i Kombëtares shqiptare mund të mbetet në Spanjë.

Është klubi i Real Zaragoza ata që kanë interes për Keidi Baren. Ekipi spanjoll ka nisur menjëherë nga puna për të siguruar shërbimet e Keidi Bares dhe pritet që marrëveshja të arrihet shumë shpejt.

Kujtojmë që 26 vjeçari është pjesë e futbollit spanjoll që prej vitit 2013, kur u transferua nga Apolonia tek moshat e Atletico Madrid. Bare gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Malagas dhe së fundmi Espanyol.

Të ngjashme