Lajme
KEDS thotë se një linjë e nënstacionit Prishtina 6, është jashtë funksionit
Demokracia
14:23 | 25 Prill 2023
Ilustrim

Share:

KEDS ka bërë të ditur se një linjë e nënstacionit Prishtina 6 aktualisht është jashtë funksionit.

Si pasojë, në njoftimin e tyre thuhet se një numër i caktuar i konsumatorëve tanë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se linja 110/10 kV në nënstacionin Prishtina 6 aktualisht është jashtë funksionit.

Si rezultat i kësaj , një numër i caktuar i konsumatorëve tanë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Ekipet e KEDS-it ndodhen në vendin e ngjarjes dhe presim që brenda pak kohe furnizimi me energji elektrike do të rikthehet.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!

Të ngjashme