Lajme
KEDS: Për shkak të reshjeve dhe erërave të fuqishme ka prishje të rrjetit
Demokracia
20:00 | 21 Gusht 2022

Share:

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se në disa pjesë ka prishje të rrjetit të energjisë elektrike si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të fuqishme.

Sipas kompanisë, ekipet janë në terren dhe po identifikojnë prishjet në rrjet.

Njoftimi i plotë:

Si pasojë e motit të keq me reshje të mëdha të shiut dhe erë të fuqishme kemi dalje jashtë punës dhe si rrjedhojë ka edhe prishje.

Ekipet e KEDS janë në terren në numër të shtuar për të vepruar sa më shpejt në identifikimin e prishjeve dhe rregullimin e tyre. Numri i ekipeve do të vazhdojë të rritet dhe shpërndahet në bazë të nevojave të terrenit.
Ju faleminderit për mirëkuptim!

Të ngjashme