Lajme
KEDS: Furnizimi me energji elektrike është stabil
Demokracia
13:04 | 14 Shkurt 2021

Share:

KEDS ka njoftuar se deri me tani situata është stabile sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Sipas njoftimit, KEDS ka në dispozicion rreth 70 gjeneratorë mobil e po ashtu në qendrat e votimit janë instaluar 1000 bateri emergjente, të cilat do të vihen në përdorim në rast nevoje, shkruan Demokracia.com.

“KEDS ka në dispozicion rreth 70 gjeneratorë mobil, të cilët do të shfrytëzohen në rast të ndonjë të papriture në rrjet në mënyrë që mbarëvajtja e procesit të votimit të vijoj sipas planifikimeve. Krahas kësaj, KEDS ka instaluar në qendrat e votimit 1000 bateri emergjente, të cilat do të vihen në përdorim në rast nevoje. Të njëjtat pas përfundimit të votimit, do t’i lihen në shfrytëzim shkollave”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Njoftimi i KEDS pa ndërhyrje:

Situata vazhdon të jetë stabile sa i përket furnizimit me energji elektrike në vend.

Ekipet tona të shpërndara në qendrat e votimit janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në secilën situatë që mund të paraqitet në terren.

KEDS ka në dispozicion rreth 70 gjeneratorë mobil, të cilët do të shfrytëzohen në rast të ndonjë të papriture në rrjet në mënyrë që mbarëvajtja e procesit të votimit të vijoj sipas planifikimeve.

Krahas kësaj, KEDS ka instaluar në qendrat e votimit 1000 bateri emergjente, të cilat do të vihen në përdorim në rast nevoje. Të njëjtat pas përfundimit të votimit, do t’i lihen në shfrytëzim shkollave./Demokracia.com.

Të ngjashme