Lajme
KEDS: Faturat e rrymës me zbritje vetëm edhe në muajin mars, Qeveria e ndryshoi vendimin
Demokracia
16:28 | 16 Mars 2021

Share:

KEDS ka njoftuar se ndryshimi i vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës për subvencionimin e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtrishme, në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike do të ndikojë edhe në faturat energjisë elektrike të konsumatorëve.

KEDS, përmes një njoftimi për media, thonë se me vendimin paraprak, tashmë të shfuqizuar, qeveria kishte ndarë një shumë prej rreth 16 milionë eurove, të cilat do t’u jepeshin prodhuesve të energjisë nga burimet e ripërtrishme përmes KOSTT-it, përcjell Demokracia.com.

Në njoftim thuhet se kjo nënkuptonte që shuma që do e përfitonin këta prodhues, do t’iu zbritej konsumatorëve.

“Vendimi i fundit i marrë nga Qeveria e Kosovës (nr. 03/64 i datës 12 Shkurt 2021) ka përgjysmuar shumën e paraparë për t’u ndarë tek këta prodhues, nga 16 milionë në 8 milionë. Me përgjysmimin e buxhetit për subvencionim të prodhuesve të energjisë nga burimet e ripërtëritshme, sipas amendamentit të marrëveshjes së nënshkruar nga palët do të shkurtohet edhe periudha përfituese e zbritjes në fatura, e cila do të përfundon me faturimin e muajit mars 2021 dhe nuk do të aplikohet për muajt vijues.”, thuhet në njoftim.

KESCO njofton konsumatorët që konform marrëveshjes paraprake, konsumatorët tashmë kanë përfituar nga zbritja në faturat e energjisë për periudhën Janar-Shkurt, ndërkaq për muajin Mars sipas vendimit dhe marrëveshjes se re do të zbatohet zbritja prej 3.802 euro/MWh.

Njëkohësisht, ky shkurtim i buxhetit do të ndikoje edhe në vlerën e zbritjes, që nënkupton se nëse një konsumator ka shpenzuar 1000 kilovat/orë gjatë 1 muaji, fatura do të vijë 3.802 euro më lire, e jo përderisa sipas vendimit paraprak, të aplikuar gjatë muajit janar dhe shkurt, i njëjti konsumator përfitonte 6.1 Euro

“Amendamenti i marrëveshjes i nënshkruar ndërmjet palëve zbatuese të Ligjit: Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ZRRE, KOSTT dhe KESCO do të zbatohet në faturat e muajit Mars”thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme