Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, në një intervistë në Kallxo Përnime, ka treguar arsyet pse ajo ka shkuar t’i vizitoj armët e konfiskuar pas sulmit terroristë të Banjskës.
Ajo ka thënë se ka pasur dëshirë që armët e konfiskuara në Banjskës t’i sheh me sytë e saj.
“Ato janë armë të rënda ushtarake, kanë mbishkrime serb, këto nuk janë armë prej kohës së Millosheviqit, s’janë armë antike, disa prej tyre si granatat ishin të datuara prej vitit 2021 dhe kjo nuk është sasi e vogël e armëve që një grup i krimit të organizuar mund t’i sigurojë”, ka thënë Kearns.
Sipas saj armatimi i konfiskuar në Bajnskës është i rangut ushtarak dhe sipas saj ato nuk mund t’i kenë në posedim kriminelet e vogël.
“Un ndava mjaftë e brengosur prej asaj që pashë”, ka përfunduar Kearns.