Lajme
Kearns: Mirëpres konfirmimin e SHBA se policët e Kosovës po mbahen me akuza të rreme nga Serbia
Demokracia
23:09 | 17 Qershor 2023

Share:

Deputetja e Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, ka reaguar pas thirrjes së Departamentit Amerikan të Shtetit që Serbia t’i lirojë menjëherë dhe pa kushte tre policët e Kosovës.

Kearns thotë se e mirëpret një reagim të tillë të SHBA-së që konfirmon ndalimin e paligjshëm të tre policëve të Kosovës me “akuza të rreme”, raproton Express.

Ajo tutje thotë se ndryshe nga vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për zyrat e kryetarëve, Kearns thotë se vendimi i Serbisë është një akt i kundërligjshëm.
Ajo ka thënë se pavarësisht kësaj, ndëshikimi i shpejtë u bë vetëm për Kosovën.

Të ngjashme