Lajme
KE: Vonesat e AstraZeneca, problem për vaksinimin masiv
Demokracia
12:56 | 02 Shkurt 2021

Share:

Vonesat e konsiderueshme të livrimeve të vaksinës anti-COVID-19 nga laboratori suedezo-britanik AstraZeneca janë një problem i vërtetë për Bashkimin Evropian sepse ne duhej të fillonim vaksinimin në masë në 27 vendet anëtare, theksoi Komisioni Evropian.

“AstraZeneca, prodhimi i të cilit do të ishte vaksina masive për tremujorin e parë 2021, do të livrojë vetëm një pjesë të 120 milionë dozave të premtuara për periudhën dhe duhet ta bëjë sepse kjo vonesë gjeneron një problem të vërtetë”, deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Shëndetësisë në ekzekutivin europian, Sandra Gallina.

Vetëm dy vaksinat e tjera, ajo e dyshes amerikano-gjermane Pfizer-BioNTech dhe ajo e amerikanes Moderna, janë të autorizuara në BE, me një rritje të pritshme në tremujorin e dytë, raporton ATSh, transmeton KP.

“Do të ketë më shumë doza në tremujorin e dytë sepse një kontratë e re, e dyta e nënshkruar me BioNTech-Pfizer do të hyjë në fuqi”, theksoi Gallina, para deputetëve europianë.

Laboratori gjerman BioNTech konfirmoi dje livrimin në BE të 75 milionë dozave shtesë për tremujorin e dytë të vaksinës së zhvilluar me Pfizer.

Toni është rritur këto javët e fundit mes drejtuesve europianë dhe AstraZeneca, që ka akumuluar vonesa të livrimeve të vaksinës së saj anti-COVID-19.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi të dielën se laboratori do të shpërndante 40 milionë doza në total në tremujorin e parë.

Por, njoftimi për këto vonesa ka rritur spekulimet për dërgesa drejt Britanisë së madhe të vaksinave të prodhuara në BE, në shkelje të detyrimeve kontraktuale me Brukselin.

Komisioni Evropian ka akorduar 336 milionë euro për AstraZeneca për zhvillimin e vaksinës së saj dhe për të rritur kapacitet e prodhimit.

Të ngjashme