Lajme
“Ke të drejtë z. Pozhari”, komentuesit tallen fort me Xhevdet Pozharin, pasi dyshohet se ai e komentoi veten
Demokracia
16:09 | 24 Shkurt 2023

Share:

Xhevdet Pozhari është analist i njohur për komente të shumta rreth temave të ndryshme, këshilltar i ministrit Arben Vitia dhe përkrahës i LVV-së. Së fundmi, ai është ‘kapur’ duke i komentuar vetes në faqen e tij në Facebook.

Në fotografinë e postuar nga shumë qytetarë, Pozhari dyshohet se e ka komplimentuar veten në një status. Siç shihet në foton e mëposhtme, ai ka pasur fjalë miradije për veten.

“Ki drejt z. Pozhari ju lumtë për angazhimin e drejt në rrugën e drejt!” – dyshohet të jetë komenti që ia dha vetes Pozhari.

E shumë komentues, tashmë ka filluar të tallen me Pozharin, duke i komentuar të njëjtat fjalë në statuset e Pozharit.

Të ngjashme