Lajme
“Kë po doni me tutë?”, debat mes Sylës dhe Gashit për rrezikun e një lufte
Demokracia
22:34 | 22 Shtator 2022

Share:

Një debat mes gazetarit Valon Syla dhe analistit Shkëlzen Gashi është zhvilluar në emisionin ‘Pressing’ në T7, derisa ishin duke folur për një rrezik të mundshëm të luftës në Kosovë.

Derisa Gashi fliste për rrezikun e një lufte, Syla i kthehet duke e pyetur se ‘Kë po doni me frikësu?’.

Ndërsa, Gashi i thotë se nuk e ka për qëllim frikësimin e askujt dhe as shfaqjen e një trimërie.

Më poshtë gjeni një pjesë të këtij debati:

Syla: Kë po doni me tut Xen?

Gashi: Unë spo du me tut kerkond, edhe spo du met shit trimëri as ty as kërkon. Unë nuk luftojë me u bo luftë, nuk jom si Sadri Ramabaja.

Syla: Ata në Likoshan, apo këta të LDK’së këtu, a po mendoni që tutet PDK’ja prej luftës.

Gashi: Unë pe qes një argument këtu e tani ky le të vazhdon.

Syla: Ki me na shëtit nëpër ligjërata historike të cilat nuk kanë hiq bre krahasim me sot qysh janë.

Të ngjashme