ShowBiz
“Ke mbet tu këndu me dialekt të Kosovës”: Elvana Gjata ka një përgjigje për kritikat
Demokracia
09:22 | 28 Korrik 2021

Share:

Elvana Gjata ka reaguar ndaj një ndjekësi që e ka kritikuar për përdorimin e dialektit kosovar në këngët e saj.

Këngëtarja publikoi së fundmi disa fotografi nga projekti i fundit “Papa” i cili vjen në bashkëpunim me artistët rumunë Inna dhe Sickotoy.

Përveç komenteve pozitive, pati një koment, ku një ndjekës e kritikoi se nuk këndon në dialektin e Shqipërisë.

“A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, ka shkruar ndjekësi.

Ndërkohë që Elvana i është përgjigjur: “Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”. /Demokracia.com/

Të ngjashme