Lajme
KE-ja rekomandon statusin kandidat për Ukrainën
Demokracia
12:21 | 17 Qershor 2022

Share:

Komisioni Evropian propozon t’i japë statusin e vendit kandidat Ukrainës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, dhe vjen një ditë pasi katër liderë evropianë vizituan Ukrainën dhe shprehën mbështetjen e tyre për dhënien e “menjëhershme” të statusit të kandidatit, teksa Kievi po përballet me pushtimin e paprovokuar të Rusisë, shkruan BBC.

Asnjëherë më parë një mendim i tillë nuk është dhënë kaq shpejt për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendim që duhet të miratohet nga të 27 shtetet anëtare.

Të ngjashme