Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit, Agim Ademi e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje KE vendosi që në bazë të statutit dhe rregullores të shpallë zgjedhjet për president, njofton Federata e Futbollit të Kosovës, përcjell Demokracia.com.
Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë.
Delegatët do të njoftohen në ditët në vazhdim për orën dhe vendin e mbajtjes së Kuvendit./Demokracia.com/