Lajme
KE: Gjermania po kursen më pak gaz se shumë vende të tjera të BE-së
Demokracia
22:41 | 21 Tetor 2022

Share:

Gjermania ka kursyer më pak gaz se shumë vende të tjera të BE-së në javët e fundit dhe është prapa angazhimeve të vendit, sipas të dhënave nga Komisioni Evropian.

”Megjithëse Gjermania konsumoi 28% më pak gaz në gusht se mesatarja pesëvjeçare, ekonomia më e madhe e Evropës kurseu vetëm 7,4% në shtator”, sipas të dhënave nga Eurostat, zyra statistikore e Komisionit Evropian.

Në korrik, vendet e BE-së vendosën të reduktojnë vullnetarisht konsumin e gazit me 15% midis gushtit dhe marsit të vitit të ardhshëm krahasuar me mesataren e pesë viteve të fundit.

Në rast të mungesës së gjerë të furnizimit me gaz, objektivat e kursimeve vullnetare do të bëhen të detyrueshme.

Në të gjithë bllokun, konsumi i gazit u ul me 14% në gusht dhe me 15% në shtator.

Finlanda, Suedia dhe Letonia se përgjysmuan konsumin e gazit në shtator.

Sllovakia (+ 5,5%), Irlanda (+ 2,1%) dhe Spanja (+ 0,9%) konsuamuan më shumë gaz në shtator se mesatarja pesëvjeçare për të njëjtën periudhë. /DPA/

Të ngjashme