Lajme
KDI reagon pasi Rama dha dorëheqje: Një grua duhet të nominohet nga LVV për anëtare të KQZ-së
Demokracia
18:31 | 13 Janar 2023

Share:

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pasi anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë dorëheqja nga pozita në KQZ.

IKD nëpërmjet një reagimi ka thënë se është garantuar sërish integriteti dhe ligjshmëria e KQZ-së.

“Duke qenë se Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën e caktimit të dy anëtarëve në KQZ, si dhe për shkak të përbërjes aktuale gjinore të këtij institucioni, vlerësojmë që, bazuar edhe në Ligjin për Barazi Gjinore, një grua duhet të nominohet nga LVV për anëtare të KQZ-së”, thuhet në reagim

Reagimi i plotë:

Si rezultat i presionit publik të shoqërisë civile, është dorëhequr – ndonëse me vonesë – anëtari i KQZ-së, Alim Rama, i cili ishte emëruar para gati tre muajsh Sekretar Organizativ në LVV. Në këtë mënyrë, është garantuar sërish integriteti dhe ligjshmëria në KQZ.

Tani, Presidentes së vendit, i mbetet t’i ndjekë afatet ligjore për zëvendësimin e anëtarit në fjalë.

Duke qenë se Lëvizja Vetëvendosje ka të drejtën e caktimit të dy anëtarëve në KQZ, si dhe për shkak të përbërjes aktuale gjinore të këtij institucioni, vlerësojmë që, bazuar edhe në Ligjin për Barazi Gjinore, 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐠𝐫𝐮𝐚 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐨𝐦𝐢𝐧𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐕𝐕 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐧𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐐𝐙-𝐬𝐞̈.

Të ngjashme