Lajme
KDI: Lista e VV-së me 2 të dënuar e 11 persona me aktakuza
Demokracia
22:46 | 16 Janar 2021

Share:

Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes një komunikate dwrguar mediave ka deklaruar se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje janë 11 kandidatë qw kanw aktakuza dhe dy të tjerë me me dënime të plotfuqishme gjatë 3 viteve të fundit.

IKD raporton se Albin Kurti, Albulena Haxhiu, janë të dy të dënuar me aktgjykim të formës së prerë, ndërkaq, Glauk Konjuca, Arbërie Nagavci, Mimoza Kusari – Lila, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Valon Ramadani, Jetmire Vrenezi, Drita Millaku, Ekrem Mustafa, Sali Zyba janë të gjithë në proces gjyqësor.

“Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë̈ në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021. Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë̈ se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nga 110 kandidatë për deputetë, janë 11 kandidatë me aktakuza dhe 2 kandidatë me dënime të plotfuqishme gjatë 3 viteve të fundit”, thuhet në komunikatën e IKD-së.

Duke qenë se IKD është e vetmja organizatë, e cila monitoron sistematikisht trajtimin e rasteve në sistemin e drejtësisë, në vazhdim pasqyron në mënyrë detajuar, të gjitha informacionet për këta kandidatë të LVV-së:

Të ngjashme