Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, reagoi pas dështimit të vazhdimit të 16-të të seancës konstituive të Kuvendit.
Ai tha se funksionalizimi i institucioneve dhe zhvillimi i shtetit po duket se më shumë po u pengon vetë politikanëve tanë, sesa cilësdo politikë apo faktor tjetër të jashtëm.
“Tre muaj pas zgjedhjeve ende nuk kemi Kuvend të konstituar dhe institucione funksionale. Kjo nuk është më thjesht një krizë politike, është mungesë vullneti për të përmbushur minimumin e shtetndërtimit.
Në një sistem demokratik, zgjedhjet shërbejnë për të ndërtuar institucione të reja, jo për t’i bllokuar ato dhe për të krijuar sabotim institucional”, shkroi në fb, drejtori i KDI-së, Kryeziu.