Klubi i Basketbollit Rahoveci e ka zyrtarizuar përforcimin e ri të skuadrës. Bëhet fjalë për amerikanin e qendrës, Jervon Pressley i cili i është bashkuar “Vreshtarëve”, shkruan Demokracia.com.
Pressley (203 cm), së fundmi është paraqitur te skuadra elitare e Argjentinës, Union de Sante Fe ku në tetë ndeshje ka pasur një mesatare prej katër pikëve e tri kërcimeve.
Ai karrierë ka bërë edhe në Sllovaki, Finlandë, Ukrainë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Gjermani.
“Pressley te skuadra jonë vjen për të shtuar cilësi në trapez ku me eksperiencën e tij të jashtëzakonshme presim të kontribuojë për të ri ngritur skuadrën tonë drejtë sukseseve”, thuhet në njoftimin e KB Rahovecit./Demokracia.com/