Sport
KB Prishtina shënon fitore të thellë në Ligën Ballkanike
Demokracia
22:05 | 02 Nëntor 2021

Share:

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të thellë në Ligën Ballkanike të basketbollit.

“Bardhekaltrit” fituan 110:85 kundër Ibarit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, shkruan Demokracia.com.

Për Prishtinën, kjo është fitorja e dytë, ndërkohë ka edhe dy humbje në katër ndeshje të luajtura këtë edicion.

Amerikani Wendell Mitchell me 35 pikë të shënuara ishte më i dalluari te Prishtina, i përcjell nga Dachon Burke (26) dhe Jetmir Zeqiri Zeqiri.

Tek Ibari që regjistroi humbjen e tretë në po aq ndeshje të luajtura deri më tash, në këtë garë më efikasit ishin Sedin Karavdiq e Luka Dmitroviq me nga 20 pikë të shënuara secili. /Demokracia.com

Të ngjashme