Sport
KB Peja zyrtarizon trajnerin turk, dy vite më parë ishte zgjedhur më i miri në Turqi
Demokracia
18:15 | 19 Korrik 2022

Share:

Klubi i Basketbollit Peja ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit turk, Can Sevim.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit pejan në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

“Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrveshje me trajnerin e njohur turk Can Sevim. Ai konsiderohet si një ndër trajnerët më të mirë turk të gjeneratës së re dhe ka drejtuar skuadra turke si: Ted Ankara Colleges, Afyon Belediyespor dhe Petkim SK, te cilat i ka udhehequr në Superligen Turke”, thuhet në njoftimin zyrtar të Pejës.

Sevim në edicionin 2020/21 është zgjedhur Trajneri i Vitit në Turqi.

Sevim ka filluar punën në krijimin e ekipit të Pejës, të cilët klubi do i bëjë publike në ditet në vijim dhe do filloj stërvitjet në ditët e para të muajit gusht./Demokracia.com/

Të ngjashme