Sport
KB Peja zhvillon sot ndeshjen jetike në FIBA Europe Cup
Demokracia
12:50 | 22 Nëntor 2023

Share:

Sonte me fillim nga ora 19:00 palestra sportive “Karagaçi” në Pejë do të jetë nikoqire e përballjes mes KB Pejës dhe Spojnia Stargard.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Pejës në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Kampionia e Kosovës është ende në garë për kualifikim tutje, me fitoren sot që është e detyrueshme.

Peja zë vendin e tretë në Grupin H në kuotën e shtatë pikëve, aq sa ka edhe Spojnia Stargardi në vendin e dytë.

19:00 Peja – Spojnia Stargard

Të ngjashme