Basketbollisti kosovar, Lis Shoshi është larguar para kohës nga KB Peja.
Lajmin për largimin e Lisit e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit pejan, Arbër Elshani nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, shkruan Demokracia.com.
I njëjti ka bërë të ditur se Shoshi karrierën e tij do ta vazhdojë në Izrael.
“Pas shumë mesazheve tuaja, dua të i’u informoj se Lis Shoshi, ka vendosur të vazhdojë karrierën në Izrael. Ai nuk do të jetë më pjesë e KB PEJA”, ka shkruar Elshani ndër të tjera.
Drejtori i pejanëve në një postim tjetër ka njoftuar se zëvendësuesi i Shoshit do të prezantohet sot. /Demokracia.com