Lajme
KAZ rrëzon vendimin e KQZ-së, PD-së i lejohet pjesëmarrja në zgjedhje në Shqipëri
Demokracia
17:07 | 16 Mars 2023

Share:

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi për Partinë Demokratike, duke i hapur rrugë regjistrimit të PD-së në zgjedhje.

“PD të sjellë deklaratat me firmën e Alibeajt, PD të regjistrohet me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn”, njoftoi anëtari i KAS, Koli Bele.

Në vendimin e dy ditëve më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi për mosregjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale në Shipëri më 14 maj.

Sipas Celibashit, kërkesa e Partisë Demokratike për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit nuk mund të pranohej pasi nuk kishte bazë ligjore.

Menjëherë më pas, përfaqësuesit e të dyja grupimeve brenda PD-së ankimuan vendimin në KAS. Ky i fundit shqyrtoi të dyja çështjet këtë të enjte dhe doli me vendimin se PD mund të regjistrohet me firmën e kryetarit të saj të komanduar, Enkelejd Alibeaj./TCH

Të ngjashme