Lajme
Kavajë: Vdes një turiste polake në një hotel
Demokracia
19:06 | 23 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Shqipërisë bën të ditur se një turiste polake ka ndërruar jetë, këtë të premte, në një hotel në Kavajë.

Sipas policisë, viktima është shtetasja polake M. G., 48-vjeçare. Mësohet se ajo ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.

Ndërkohë, sipas policisë, dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak, raporton A2CNN.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme