ShowBiz
Katy Perry u bë virale pasi nuk mund ta gjente vendin e saj, pastaj pothuajse u rrëzua pas ceremonisë së kurorëzimit të Charles III
Demokracia
18:12 | 07 Maj 2023

Share:

Katy Perry është penguar teksa po largohej nga Westminster Abbey pas ceremonisë së kurorëzimit të mbretit Charles III në Londër.

Këngëtarja amerikane ishte ndër yjet pjesëmarrëse pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla.

Perry mbërriti me stil në Pallatin Westminster në Londër me kryeredaktorin e British Vogue, Edward Enninful.

Ylli i muzikës pop është fotografuar në ngjarjen historike teksa përpiqej të rifitonte ekuilibrin, meqë pothuajse u rrëzua pasi takat e saj të bardha i rrëshqitën në betonin e lagur.

Megjithatë, këngëtarja e shmangu fatkeqësinë sepse arriti të dilte nga kisha anglikane pa u rrëzuar në tokë. Ajo do ta kujtojë padyshim ceremoninë e kurorëzimit të Charles III, duke qenë se përveç rrëshqitjes fatkeqe, fillimisht u soll nëpër pallat duke kërkuar një vend për t’u ulur.

Këngëtarja u bë virale pasi dukej e hutuar teksa u përpoq të gjente vendin e saj në fillim të kurorëzimit.

Të ngjashme