ShowBiz
“Katile” lansohet të shtunën nga Aida Doçi dhe Bardhi
Demokracia
21:26 | 23 Shtator 2022

Share:

Aida Doçi dhe Bardhyl Idrizi – Bardhi janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Këtë e kanë njoftuar përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram.

Ata kanë bërë të ditur se bashkëpunimi i tyre do të lansohet gjatë ditës së nesërme (e shtunë).

“A jeni gati për nesër. Se tërmet”, ka shkruar Doçi në postimin e shpërndarë me fansat.

Të shumta kanë qenë reagimet, kryesisht pozitive, nga admiruesit e muzikës së tyre, të cilët mezi po presin për duetin.

Foto: Screenshot/Instagram

Bardhi nga ana tjetër vetëm pak ditë më parë solli dy këngë të reja solo të titulluara “Zhytem&Prapë”.

E sa i përket Aidës, të fundit prurje muzikore e solli dy muaj më parë të quajtur “Flutur”. 

Të ngjashme