Lajme
Katërvjeçarja nga Podujeva ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit, familja kërkon ndihmë
Demokracia
17:02 | 20 Prill 2022

Share:

Katërvjeçarja nga Komuna e Podujevës, Lorela Durmishi është diagnostikuar me tumor në tru dhe ka nevojë urgjente për trajtim jashtë vendit.

Shuma që kërkohet është e papërballueshme për familjen. Babai i saj, Lorik Durmishi, ka kërkuar ndihmën e atyre që kanë mundësi të ndihmojnë për shërimin e vajzës së tij.

Tutje ai  ka thënë se u kanë mbetur vetëm edhe 72 orë për dërgimin e saj jashtë vendit.

“Vajza jone Lorela Durmishi nga fshati Shajkofc komuna e Podujeves eshte diagnostifikuar me tumor ne tru.72h na kan mbetur per dergimin e saj jasht vendit,shuma eshte e paperballueshme per mu dhe familjen time.Ju lutna kush ka mundesi me na ndihmu sepse rasti eshte shum urgjent!!”, ka shkruar Durmishi.

Ata që mund të ndihmojnë mund të kontaktojnë familjen në numrat: 044/522-657 ose 048/376-239

Të ngjashme